CICERONI VIRTUAL

Replikim i një modeli të suksesshëm

MERRE ARTIN ME VETE

app

RRETH NESH


Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, MetroResearch, organizatë jofitimprurëse e themeluar nga SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” me qëllim zhvillimin e kërkimit shkencor, ka kënaqësinë të prezantojë implementimin e mëtejshëm të Ciceroni Virtual, njëaplikacion interaktiv në dispozicion të artit, tashmë i përdorshëm me sukses nga publiku shqiptar prej pothuaj një viti.

Aplikacioni mundëson jo vetëm njohje shumë të mirë të disa prej veprave kryesore të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë por edhe një ndërveprim konkret në kohë reale mes vizitorëve të Galerisë dhe veprave të ekspozuara duke shpërndarë një kohësisht eksperiencën nëpërmjet rrjeteve sociale. Aplikacioni shërben për të rritur interesin e publikut rreth ekspozitave dhe të vetë Galerisë tonë të Arteve në Tiranë dhe vjen këtë vit me risi të reja në brendësi te tij.

Ciceroni Virtual 2 është i disponueshëm për tu shkarkuar në platformat iOs dhe Android. Aktualisht përmban brenda tij informacione për 20 vepra të tjera arti tëcilat i shtohen 5 veprave të mëparshme, janë vepra arti ndër më të rëndësishmet e GKA, të autorëve: Edison Gjergo, Ismail Lulani, Bajram Mata, Alush Shima, Pandi Mele, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi, Odise Paskali, Abdulla Cangonji, Fatmir Haxhiu, Rafael Dembo, Sali Shijaku, Isuf Sulovari, Guri Madhi, Janaq Paco, Vilson Kilica, Spiro Kristo, Vilson Halimi, Petro Kokushta dhe Kristaq Rama. Mbi 3 orë informacione audio, fotografi nga veprat, tekste shpjeguese dhe kuratoriale, etj.

Veprat e mbuluara janë të disa teknikave dhe të shtrira në një kohe të gjatë duke i dhënë pra publikut jo vetëm një eksperiencë interaktive por edhe informacione të vlefshme mbi historinë e artit shqiptar. Gjithashtu, në versionin e ri, ka informacione të tjera të nevojshme për publikun dhe vete Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë.

QELLIMI


Ciceroni Virtual, një aplikacioni mobile i cili ju shpjegon Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë si dhe shumë vepra të ekspozuara në të.Një instrument dixhital interaktiv që do të udhëheqë vizitorët në sallat e Galerisë duke ndërvepruar me ta në kohë reale.

GET IN TOUCH


EMAIL US

ciceroni@umt.edu.al

CALL PHONE

+355 69 60 70 111

WEBSITE

ciceroni.metroresearch.al